Koalicion as me Berishën, as me Metën, Basha: Qytetarët kërkojnë ndryshim të vërtetë
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, deklaroi sot se nuk do të bënte koalicion as me Sali Berishën, kreu i PD dhe as me Ilir Metën, kreun e PL. Kjo pasi sipas tij, një koalicion i suksesshëm duhet të bazohet mbi një moral politik.
“Ata bashkëpunojnë me Edi Ramën dhe kjo u vu re në votimin për lirimin e të korruptuarve, kanë penguar reformën zgjedhore, duke mbyllur listat dhe duke injoruar rekomandimet ndërkombëtare”, u shpreh Basha.
Basha më tej tha se, qëllimi i tij është ndërtimi i një morali politik që të ndihmojë qytetarët të kenë besim tek alternativa për ndryshim.
Ai shtoi se është i hapur për bashkëpunim me partitë e reja që ndajnë këtë vizion për një ndryshim të thellë politik dhe ekonomike për Shqipërinë, me standarde europiane.