9 milionë vizita te mjeku! Më shumë se një e treta janë mbi 60 vjeç. Rritet numri i operacioneve, 2.4 spitale për 100 mijë banorë

Mesatarisht një shqiptar shkon te mjeku 3.3 herë në vit, ndërsa në total janë regjistruar 9 milionë viktima. sipas të dhënave të instat pacientët mbi 60 vjeç janë ata që paraqiten më shpesh te bluzat e bardha

Plot 9 milionë vizita tek mjeku janë shënuar gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave te Institutit të Statistikave.

Në dokument thuhet se një person mesatarisht ka kryer konsulta 3,3 herë në vit. Rreth 35 % e vizitave u realizuan nga personat mbi 60 vjeç.

Ditët mesatare që një pacient qëndron i shtruar në spital janë mesatarisht 4.8 ditë.

Ajo çka vihet re është rritja e ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalet publike me 1181 më shumë se viti i kaluar, duke regjistruar 65 mijë e 43 ndërhyrje në total.

Ndryshe nga këto tregues, numri i vizitave në qendrat shëndetësore për gratë dhe fëmijët është ulur.

Konkretisht, janë shënuar 16524 gra më pak janë vizituar vitin e kaluar. Pjesa më e madhe e tyre ishin vizita tek gjinekologu dhe vizita shtatëzanie.

Ndërkohë, 738.629 mijë fëmijë kanë kryer vizita, me një rënie prej 10489 me mesatarisht 2,2 konsulta në vit. Rënie ka dhe për fëmijët që ushqehen me gji me 1879 të tillë. Në vitin 2023, veprojnë 43 spitale publike dhe 24 private ose 2.4 për 100 mijë banorë.