Buxheti në optikën e biznesit, Prençi: Ka vend për diskutime. Duhet një tryezë e gjerë konsultimesh. Import - eksporti në vështirësi të mëdha
Edvin Prençi, kreu i shoqatës “Pro Export Albania” i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” analizoi Buxhetin e parashikuar nga qeveria për vitin e ardhshëm, në optikën e biznesit.
“Nga pikëpamja e biznesit, shpresojmë që të ketë një tryezë të gjerë me grupet e interesit dhe të shqyrtohen hapësoirat se ku duhet të fokusohet buxheti i 2025-ës, sidomos për ata eksportues siç jemi dhe ne të cilët kanë pësuar goditjen më të rëndë nga kursi i këmbimit valutor dhe nga rritja e kostove në tregjet e huaja.
Si rezultat i kësaj ka ardhur dhe humbja e konkurrueshmërisë në tregjet vendase dhe botërore.
Në draft kemi hasur një problematikë që është mos qasja e Buxhetit të 2025-ës me nevojat dhe atë çfarë duhet bërë për ekonominë shqiptare, dhe sidomos për sektorët importues dhe eksportues.
Ndaj siç e thashë kemi besim për mbajtjen e një tavoline dhe nisjen e diskutimeve për një lehtësim të barrës fiskale për ata eksportues që janë në një vështirësi të fortë”, u shpreh ndër të tjera Prençi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EDVIN PRENÇI, KREU I SHOQATËS “PRO EXPORT ALBANIA”

