VIDEO/ Ujërat Termale të Bënjës, gati projekti për destinacionin e krijuar nga natyra, por të dëmtuar nga njeriu

Kryeministri Edi Rama deklaron se projekti për ripërtëritjen e Ujërave Termale të Bënjës është gati.

Teksa publikon pamjet nga Bënja, Rama thotë se pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, e si rrjedhojë ky projekt që nis së shpejti do të krijojë kushtet për ta shijuar deri në fund atë bukuri të rrallë

Mesazhi i Ramës

MIRËMËNGJES! Dhe me projektin e ri të ripërtëritjes së një destinacioni krejt special të krijuar nga natyra e të dëmtuar nga dora e robit - Ujërat Termale të Bënjës - ku pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, e ku ky projekt që nis së shpejti do të krijojë kushtet për ta shijuar deri në fund atë bukuri të rrallë, ju uroj një ditë të mbarë.