“AMERIKAN 2” I KTHEN DËGJIMIN! Kirurgjia e avancuar, 15-vjeçarja heq përfundimisht aparatin

Një vajzë 15-vjeçare nga Kosova, e cila vuante nga një sëmundje kongenitale, e lindur e dëgjimit në të dy veshët, ka arritur të rifitojë dëgjimin pas një ndërhyrje kirurgjikale të avancuar. Ishte diagnostikuar në moshën 7-vjeçare dhe që atëherë përdorte aparate dëgjimi.

Endrra e saj ishte të dëgjonte lirshëm, çka iu realizua nga kirurgu ORL, profesor i asociuar, doktor Abdullah Ajçiçek në Spitalin Amerikan 2.

Prof. Abdullah: “Pacientja erdhi së bashku me prindërit për të kërkuar një zgjidhje. Pas ekzaminimeve të hollësishme, konstatuam se ajo kishte fiksim kongenital të stapes dhe kockëzim në bazën e stapes. Stapes është kocka më e vogël e trupit, është një pjesë e rëndësishme e veshit të mesëm që dërgon tingujt dhe zërat në nervat e dëgjimit dhe kur nuk lëviz siç duhet, ndodh një problem që mund të korrigjohet me operacion”.

Pacientja iu nënshtrua stapedoktomisë, një ndërhyrje e avancuar

Prof.Abdullah: “Stapedoktomia është një ndërhyrje shumë e saktë dhe efektive që rikthen dëgjimin. Nëpërmjet saj hoqëm stapen me kocëzim në bazë dhe më pas bëmë zëvendësimin me një protezë, që do të transmetojë valë zanore në veshin e brendshëm. Pas operacionit të parë në njërin vesh, vajza filloi të dëgjojë shumë mirë dhe nuk ka nevojë për aparat. Gjithashtu i kemi rekomanduar që pak kohë më vonë ajo t’i nënshtrohet ndërhyrjes edhe në veshin tjetër”.

Këto ndërhyrje të avancuara kryhen me sukses në Spitalin Amerikan 2, ku ekipi ORL ofron trajtime të specializuara duke përfshirë ndërhyrje për osteosklerozën, timpanoplasti, koleostatoma dhe implantet BAHA dhe koklear, të cilat janë zgjidhje në rastet e humbjes totale të dëgjimit.