FMN: Shqipëria me rritje reale të PBB-së 3.6 %, mes më të lartave në Europë

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Shqipërinë, Anke Weber deklaroi sot se FMN parashikon që rritja reale e PBB-së për Shqipërinë, për këtë vit të jetë 3.6 %, mes më të lartave në Europë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Financave Petrit Malaj dhe Guvernatorin e BSH-së, Gent Sejko, në përmbyllje të misionit të radhës mbikëqyrës të FMN-së, në kuadër të Artikullit IV, Weber bëri të ditur se parashikimet afatmesme të rritjes mbeten të forta mes 3.5 %, ndërkohë që rreziqet e këtij parashikimi janë të balancuara gjerësisht.