Barazoi rekordin e Maradonës në kombëtare, Lautaro: Vit spektakolar

Lautaro Martinez shënoi golin që i dha fitoren Argjentinës ndaj Perusë dhe arrin në kuotën e 32 finalizimeve për kombëtaren e tij.

Sulmuesi i Interit ka barazuar rekordin e Diego Armando Maradonës në moshën 27-vjeçare dhe është entuziast për këtë arritje, teksa për TyC Sports shprehet:

"Jam i lumtur, sepse e gjithë familja ime erdhi dhe unë gjithmonë dua të bëj më të mirën time. Ky vit ka qenë shumë pozitiv dhe për fat e kemi mbyllur me fitore. Ishte një vit spektakolar për sa u përket paraqitjeve, golave, ndeshjeve të luajtura”.

Më pas ai shtoi në kanalet zyrtare të përfaqësueses bardhekaltër:

“Gjithmonë dua të jap maksimumin, duan të na mundin të gjithë, por Argjentina është gjithmonë protagoniste. Ka gjëra për të përmirësuar, por ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë".