VIDEO/ Na rr*hën në mes të Tiranës! Tifozët e zhgënjyer: S’e meritojnë me i pa, Duka mos të hedhin lekë me ia dhanë atij

Në tre ndeshje radhazi Shqipëria merr vetëm një pikë. Humbëm në Pragë, morëm 1 pikë në Tiranë dhe sonte humbëm 1-2 me Ukrainën sonte në kryeqytetin tonë.

Luajtëm keq për minuta të tëra, pësuam dy gola në 10 minutat e para. Realizuam një penallti nga Bajrami dhe shpëtuam nga një gol i sigurtë prej Strakoshës.

Jemi në vendin e fundit në grup.

Kuqezinjtë u mundën 2-1, duke zbritur një ligë më poshtë, ndërsa ukrainasit nga fundi ngjiten në “Play-Off’.

A duhet të mbajë përgjegjësi trajneri?

Përgjigjen e kësaj pyetjeje e dhanë tifozët e zhgënjyer që zbritën nga shkallët e “Air Albania”-s.

“S’e meritojnë me i pa ma.

Me i thanë atij zotërisë, Armando Dukës mos të hedhin lekë me ia dhanë atij (Sylvinhos) kot”, u shprehën tifozët për mikrofonin e “Ora News”.

NDIQNI PRONONCIMET PAS NDESHJES