Kupa e Shqipërisë/ Sot 8 sfida me eleminim direkt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2024, 09:42
Kupa e Shqipërisë kthehet sot në fushë, për të luajtur turin e 1/16-ave.
Kështu tetë sfida do të zhvillohen prej orës 13:00, ndërsa Elbasani dhe Bylisi marrin pjesë nga Superiorja.
Spikat ndërkohë ndeshja me Flamurtarit dhe Besës. Dy skuadra që po rivalizojnë këtë sezon në Kategorinë e Parë për ngjitjen në Superiore.
Sfida janë me eleminim direkt, teksa në turin pasardhës bashkohen dhe tetë skuadrat e tjera të Superiores këtë sezon.
ERZENI-VALBONA
ELBASANI-ILIRIA
FLAMURTARI-BESA
APOLONIA-BURRELI
KUKËSI-POGRADECI
BYLIS-LUZI 2008
VORA-ORIKU
KORABI-KASTRIOTI
