Tifozet vijnë nga Danimarka për të ndjekur Kombëtaren: Mund të kishin luajtur më mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2024, 08:19
Shqipëria u mund dje nga Ukraina me rezultatin 1-2 duke e mbyllur në vendin e fundit dhe duke rënë në Ligën C.
Tifozë të shumtë kishin ardhur për të mbështetur Kombëtaren, siç ishin edhe tre tifoze nga Danimarka që u shprehën se ekipi mund të kishte luajtur edhe më mirë.
Tifozet: Shumë mirë. Hera e parë që kemi ardhur sot këtu.
Prej Danimarke kemi ardhur. Jemi nga Kosova dhe nga Maqedonia, jemi bashkë, kemi ardhur për të parë Kombëtaren.
Atmosfera mirë. Por kanë mujt me lujt më mirë.
