Ndeshja vendimtare për kombëtaren, tifozët kuqezi bëjnë parashikimet: Do vazhdojmë festat deri në mëngjes...Fitore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2024, 19:15
Shqipëria do të luajë në mbrëmje ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, të vlefshme për raundin e 6-të.
Tifozët kanë nisur të grupohen dhe të nisen drejt stadiumit “Air Albania”. Në video fansat kuqezinj janë shfaqur me flakadantë dhe tymuese, teksa nuk mungojnë brohoritjet në rrugë.
Gazetari i "Ora News", Edison Vatnikaj, ka intervistuar disa prej tifozëve, duke i kërkuar të bëjnë një parashikim për ndeshjen vendimtare për kombëtaren.
"Kemi ardhur nga Kavaja. Do fitojmë, 3 me 0 për ne. Do vazhdojmë festat deri në mëngjes", është shprehur një nga tifozët.
"Atmosfera është e paparashikueshme. Fitore", shprehet një tjetër nga Gjakova.
