Shqipëria në Ligën C, Laçi: Pësojmë shpesh gola në minutat e para, keqardhje për rezultatin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2024, 00:22
Kombëtarja shqiptare u mposht me rezultatin 1-2 nga Ukraina, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë synon vendin e parë në grup, por për ironi të fatit disfata e rëndë në Tiranë i zbriti në vendin e fundit dhe për pasojë edhe në Ligën C.
Në një prononcim pas ndeshjes, futbollisti i Kombëtares, Qazim Laçi është shprehur i keqardhur në lidhje me paraqitjen e tyre në pjesën e parë të sfidës me Ukrainën.

