Dramë shqiptare në “Air Albania”, grupi i tifozëve “Illyrian Elite” braktis stadiumin pas zhgënjimit në pjesën e parë

Pjesë e parë zhgënjyese për Shqipërisë, që i mbylli 45 minutat me rezultatin 0-2 ndaj Ukrainës. Një rezultat tejet zhgënjyes ky i kuqezinjve, ndërkohë që tifogrupi “Illyrian Elite”, ka vendosur të largohet nga stadiumi pa u mbyllur pjesa e parë.

SHIKONI VIDEON

Shqipëria pësoi 2 gola në 10 minutat e para të takimit. Goli i parë erdhi pas vetë 4 minutash falë një goditje prefekte të Zinchenko, i cili i dha avantazhin verdhebluve të tij.

Vetëm 5 minuta pas pësimit të golit të parë, ukrainasit arritë të shënojnë edhe golin e 2-të këtë herë falë yllit të sulmit Roman Yaremchuk, pas një goditje me kokë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sonte në “Air Albania” ndeshjen e fundit të Grupit B1 të Ligës së Kombeve kundër Ukrainës.

Mjaft shpejt zhbllokohet rezultati. Ukraina surprizon kuqezinjtë me golin e shënuar në minutën e 5-të nga Zinchenko.


Ukrainasit duken në ditë të mirë, teksa në minutën e 10-të dyfishojnë shifrat, duke ua vështirësuar detyrën kuqezinjve.