Shqipëria u mund nga Ukraina, Ismajli: Pjesa e parë më e dobët në 3 vitet e fundit

Shqipëria u mund dje në ‘’Air Albania’’ nga Ukraina  me rezultatin 1-2, duke bërë që kuqezinjtë ta mbyllin në vendin e fundit dhe të zbresin në Ligën C.

Shqipëria pësoi 2 gola për 10 minuta në pjesën e parë, dhe për kapitetin e Kombëtares Ardian Ismajli kjo ishte pjesa e parë më e keqe e Kombëtarës në tre vitet e fundit.

Ismajli: Besoj se ka qenë pjesa e parë më e keqe e jona në tre vitet e fundit.

Ato dy golat ishin shumë shpejt.

Pastaj ramë shumë poshtë.

Ukraina pati mundësi për të bërë edhe gola të tjerë, por patëm fat në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbnim më, dhe u futëm e dhamë maksimumin.

Filluam keq pjesën e parë dhe besoj ajo na kushtoi.