DRAMË SHQIPTARE NË LIGËN E KOMBEVE/ Donim të parin, por Shqipëria përfundon e fundit në grup. Çekia triumfon ndaj Gjeorgjisë (VIDEO)

Po luhen dy ndeshjet e Grupit 1 të Ligës B teksa në “Air Albania”, Ukraina kryeson 2-1 ndaj Shqipërisë. Kuqezinjtë pësuan 2 gola brenda 10 minutave të para të lojës duke patur një start katastrofë.

Në minutën e 75 Nedim Bajrami ndezi shpresat duke shënuar nga pika e panalltisë golin e parë për kuqezinjtë, duke rihapur ndeshjen.

DRAMË SHQIPTARE NË LIGËN E KOMBEVE/ Donim të parin, por

Nga ana tjetër në Pragë, Çekia ka marrë avantazhin ndaj Gjeorgjisë falë golave të Pavel Sulc dhe Adam Hlozek përkatësisht në minutat 3′ dhe 24′. Po ashtu, edhe Gjeorgjia ka arritur te shenoje golin e nderit.

Falë këtyre rezultateve, Shqipëria zbret në vendin e fundit në grup, ndërsa Ukraina ngjitet e dyta duke parakaluar kuqezinjtë dhe gjeorgjianët.

Shqipëri-Ukrainë, pjesa e dytë

75’ - Myrto Uzuni fiton një penallti ne zone dhe Nedim Bajrami () shënon, duke rihapur shpresat për kuqezinjtë.  

45′- Pjesa e dytë nis me dy zëvendësime te Shqipëria. Uzuni dhe Bajrami në fushë, marrin vendin e Dakut dhe Asanit.

Mbyllet pjesa e parë.

45+1’- Çfarë klasi nga Ernest Muçi! Fantazist i afrohet supergolit pas një lëvizje të bukur jashtë zone, por gjuajtja shkon ngjitur me shtyllën.

45’- Akordohet 1 minutë shtesë.

42’- Arlind Ajeti largon një top të rrezikshëm të ukrainasve në hyrje të zonës së Shqipërisë.

40’- Mundësi e artë për ukrainasit për golin e tretë. Mudryk shpërdoron një rast të mirë pranë portës së Strakoshës, duke gjuajtur jashtë.

31’- Arbitri ndal lojën. Mbrojtësi Konoplia shfaq probleme në fushë dhe kërkon ndihmën mjekësore.

26- Strakosha i mohon golin e tretë Ukrainës. Portieri i Shqipërisë reagon mirë ndaj gjuajtjes së Sudakov.

25- Qazim Laçi i afrohet golit. Mesfushori provon me një gjuajtje të fortë në zonë, por topi gjen rrjetën e jashtme.

18’- Mundësi e mirë për kuqezinjtë. Daku merr një top në mesfushë dhe pason për Muçin, por ky i fundit bllokohet nga Zinchenko në zonë.

17’ Zbret rrezikshëm Shqipëria me Asllanin që provon vertikalizimin për Dakun, por topi nuk arrihet nga sulmuesi.

15’- Shqipëria provon të reagojë duke dalë në sulm, por e ka të vështirë për të krijuar raste të pastra.

10’- Gol Ukraina 0-2! Miqtë e nisin takimin vrullshëm me dy gola të shpejtë. Yaremchuk nuk fal në zonë me kokë, duke mposhtur sërish Strakoshën.

5’- Gol Ukraina 0-1! Zhbllokohet sfida. Miqtë kalojnë në avantazh me anë të Zinchenko, i cili me një gjuajtje të bukur, e ndal topin në rrjetë.

0′– Sfida nis me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të 14-vjeçarit, Martin Cani.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.

UKRAINA: Trubin, Mykolenko, Matviyenko, Zabarnyi, Konoplia, Kaliuzhnyi, Sudakov, Zinchenko, Hutsuliak, Mudryk, Yaremchuk.