VIDEO/ Tyson, nga ringu në p*rnografi… Një faqe për të rritur i ofroi 250.000 $ për të treguar të pasmet e tij direkt në internet

Imazhet e të pasmeve të tij, të transmetuara pa dashje nga Netflix, para sfidës (më pas humbi) me Jake Paul, u bënë menjëherë virale dhe tani Mike Tyson ka marrë një propozim të pahijshëm.

CamSoda, një faqe interneti e njohur për të rritur, është gati t'i paguajë ish-kampionit 58-vjeçar në peshën e rëndë 250.000 $ për të treguar prapanicën e tij në një shfaqje të drejtpërdrejtë me kamera në internet për vetëm një orë.

"Tani e kuptoj që kjo ofertë mund të jetë shumë larg nga ajo që sapo fituat nga sfida, por le ta pranojmë, ndoshta është koha për të mbyllur dorezat,- shkroi nënkryetari i CamSoda, Daryn Parker, në një letër drejtuar boksierit. - Mendoj se kjo ofertë është mënyra perfekte për të dalë para njerëzve dhe për të performuar në një mënyrë tjetër, më pak të mundimshme”.

VIDEO/ Tyson, nga ringu në p*rnografi… Një faqe për

Tyson, i cili fitoi 20 milionë dollarë për tetë raunde luftime, nuk ka gjasa të pranojë, por kur përfshihet Iron Mike, mos thuaj kurrë.

Siç kujton portali TMZ, disa vite më parë ish-boksieri mori një ofertë prej 100 mijë dollarësh nga e njëjta kompani, si koordinator i testeve të drogës për një ngjarje luftarake në Tajlandë, pasi pranoi në një podcast se ishte paraqitur me një penis fals për të shmangur kontrollet. Në atë kohë, në vitin 2020, Tyson e refuzoi propozimin.