FOTO+VIDEO/ Me flakadanë dhe këngë patriotike, tifozët marshojnë drejt "Air Albania"-s

Tifozët kuqezi kanë nisur marshimin drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku do të luhet sfida me Ukrainën, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Spektakli i tifozëve kuqezi nuk ka munguar as këtë herë, ashtu siç ka ndodhur edhe në ndeshjet e kaluara.

Me flakadanë dhe këngë patriotike për Kombëtaren, tifozët kanë nisur marshimin e tyre drejt stadiumit. Ashtu si në rrugët e kryeqytetit, edhe në stadiumin “Air Albania” pritet spektakël nga tifozët, të cilët do të jenë të shumtë në numër.

FOTO+VIDEO/ Me flakadanë dhe këngë patriotike, tifozët

Sonte duhet të fitojmë patjetër që të jemi në lojë për shanse boterori. Por duhet që edhe ndeshja tjetër Çeki-Gjeorgji të përfundojë në barazim. Atëhere jemi në krye të grupit. Por të presim…

Në video fansat kuqezinj janë shfaqur me flakadantë dhe tymuese, teksa nuk mungojnë brohoritjet në rrugë.

Në rast se Kombëtarja shqiptare do të fitonte kundër Ukrainës dhe dueli mes Çeki-Gjeorgji do të mbyllej në barazim atëherë ne do të renditeshim në vendin e parë të grupit.