Berlusconi do të "luftojë" dënimin
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është zotuar se do të luftojë për mbijetesën e tij politike, pasi gjykata në Milano e ka dënuar atë me shtatë vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe abuzim me detyrën gjatë kohës kur udhëhiqte Italinë.Dënimi përfshin edhe ndalesën e mbajtjes së posteve publike.Berlusconi ka hedhur poshtë akuzat dhe ka insistuar se është “absolutisht i pafajshëm”.Mbetet çështje e dyshimtë nëse Berlusconi do të shkojë në burg. Ai do të apelojë vendimin dhe sipas analistëve, procesi mund të zvarritet me vite.Një gjykatë në Milano e dënoi ish-kryeministrin me shtatë vite burgim për shfrytëzim prostitucioni me minorene dhe shpërdorim të detyrës. Gjithcka lidhet me atë që njihet si “Rubygate”. Në 2010 vajza nga Maroku Karima El Mahorug, njohur si Rubi ka qenë pjesë se skandalit të festave të “Kavaljerit”.Vetë vajza, në atë kohë 17 vjeç, gjatë dëshmisë së dhënë në gjykatë mohoi pretendimet se ka kryer marrëdhënie seksuale me Berlusconi-n.Vendimi është pritur me brohorima nga një grup njerëzish të mbledhur para gjykatës, ndërsa mediat fqinje deklarojnë se vështirë që Berlusconi të kryejë ndonjë ditë burg pasi vendimi me siguri që do të apelohet.Ky është procesi i dytë gjyqësor që brenda pak muajsh gjen fajtor Berlusconi-n. Më parë ai u dënua me katër vite burgim për akuzën e evazionit fiskal.