Protestat në Brazil, regjistrohet viktima e parë
Një person ka gjetur vdekjen gjatë protestës anti-qeveritare në Brazil.Protestuesi raportohet se është vrarë në Sao Paulo të enjten, pasi një makinë ka goditur turmën protestuese.Në qytetet e tjera, si në Rio de Zhaneiro, policia ka qëlluar me plumba gome dhe ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.Në kryeqytetin Brasilia, forcat e sigurisë janë përleshur me protestuesit që synonin të futen në ndërtesën e ministrisë së punëve të jashtme.Presidentja Dilma Rousseff ka thirrur sot një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar.Protestat nisën rreth pakënaqësive sociale, ndërsa përshkallëzuan në një lëvizje kundër zyrtarëve të korruptuar dhe jetës së shtrenjtuar të brazilianëve që janë edhe organizator të Botërorit 2014 në futboll.Protestuesit thonë se më shumë mjete financiara duhet të shpenzohen në arsim, mirëqenie sociale dhe shëndetësi.