Obama do emërojë Jom Comey në krye të FBI-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2013, 08:08
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Presidenti Barack Obama do të emërojë sot Jom Comey si drejtorin e ardhshëm të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).Nëse konfirmohet nga Senati, Comey, një anëtar i Partisë Republikane do të zëvendësoj drejtorin e deritashëm të FBI-së Robert Mueller.Mueller ka drejtuar agjencinë kryesore të zbatimit të ligjit në Amerikë, prej pak para sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011.Robert Mueller pritet të largohet nga posti në vjeshtë të këtij viti.Jom Comey ka shërbyer si zëvendës prokuror i shtetit, në kohën e presidentit George. W. Bush, dhe llogaritet të ketë një përvojë të madhe në hetimin e terrorizmit.