Jerusalem,vritet pse brohoriti "Allahu Ekber"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2013, 10:09
Policia izraelite njoftoi se një oficer i sigurimit ka vrarë me armë një burrë hebre I cili ka brohoritur Allahu Ekber”, që në shqip përkthehet “Zoti është i madh”.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një prej vendeve më të shenjta çifute, Murin Perëndimor të Jerusalemit.Zëdhënësi i policisë Micky Rosenfeld tha se garda e sigurimit ka qëlluar disa herë mbi 40-vjeçar pasi dyshoi se ai ishte një militant palestinez, por më pas rezultoi se ishte një çifut izraelit.Vrasja ndodhi në kohën kur qindra pelegrinë hebrenj ishin mbledhur për t’u lutur pranë Murit Perëndimor, i njohur ndryshe edhe si Muri i Vajtimit.