Berlusconi shpallet fajtor për abuzim me të mitur

Një gjykatë italiane e ka shpallur fajtor ish-kryeministrin, Silvio Berlusconi, për abuzim të pozitës në një rast të prostitucionit me të mitur.Vendimi i gjykatës në Milano ia ndalon Berlusconit mbajtjen eventuale të ndonjë zyre politike, por ish-kryeministri ka të drejtë ankese.Gjykata ka gjetur se Berlusconi kishte paguar për seks me ish-vallëzuesen e një klubi të natës, Karima El Mahroug, kur ajo i kishte më pak se 18 vjet, dhe për shkak të abuzimit të pozitës së tij për ta mbrojtur atë.Ky proces dyvjeçar e ka tronditur Italinë dhe ishte i fokusuar në dyshimet për seancat e seksit “bunga bunga” të miliarderit Berlusconi, në shtëpinë e tij private për pushim jashtë Milanos, derisa ishte kryeministër në vitin 2010.Berlusconi, 76 vjeçar, që mund të ballafaqohet me gjashtë vjet burg, nëse vendimi bëhet fuqiplotë, i ka hedhur poshtë keqbërjet.