Sulme me bomba në Irak, dhjetëra të vdekur

Zyrtarët irakianë thonë se nga një seri sulmesh me bomba në pjesën qendrore dhe veriore të Irakut, janë vrarë të paktën 27 persona dhe janë plagosur shumë të tjerë.Sulmet më vdekjeprurëse ishin në lagjen Jiihad në pjesën perëndimore të kryeqytetit Bagdad, me ç’rast u vranë tetë vetë.Krahas Bagdadit, sulme dhe të vrarë ka pasur edhe në Mosul në Tikrit. Kjo ishte vala e fundit e sulmeve në dhunën aktuale, nga e cila prej fillimit të muajit Prill janë vrarë më se 2 mijë vetë.