Korreshi: Shoqja Spirapali e ka marrë shpatën e Skënderbeut për t'i rënë opozitës me idetë e saj

Në një prononcim për mediat jashtë dyerve të Kuvendit, deputeti i PD, Saimir Korreshi u shpreh se deputetët e opozitës po trajtohen si të ishin punëtorë të shoqes Spiropali, ndërkohë që jemi të monitoruar nga 650 mijë shqiptarë dhe ky është skandali më i madh.

“Nuk ka asnjë rregullore apo një vendim parlamenti që deputetët e republikës së Shqipërisë nuk mund të aksesoheshin në parlament dhe ky është një dënim i paligj’- u shpreh Korreshi.

"Çfarë mund të pretendosh nga Edi Rama? Na trajtojmë sikur të ishim punëtorë të shoqes Spiropali, ndërkohë që jemi të monitoruar nga 650 mijë shqiptarë dhe ky ëhstë skandali më i madh.

Nuk ka asnjë rregullore apo një vendim parlamenti që deputetët e republikës së Shqipërisë nuk mund të aksesoheshin në parlament, ky është një dënim i paligj pasi ju e patë se ç’ndodhi edhe sot.

Shoqja Spirapali e ka marrë shpatën e Skënderbeut për t'i rënë opozitës me idenë e saj.

Ishalla na jep ndonjë broshurë apo letër lidhur me teknikat se ç’kanë bërë ata me 21-janar. Kështu që me bukurshkrim të na tregojë teknikat e saj dhe ne do e zbatojmë atë pastaj.

Në mënyrë absolute, unë si pjesë e MSA nuk kam qenë kurrë në dyert e parlamentit europian apo në institucione të ngjashme përballë këtij fakti, dhe nuk ka hekura e detektorë për deputetët tek Parlamenti Europian si këtu që kemi më shumë gardistë sesa njerëz që lëvizin nëpër Tiranë".