DEGRADIM SHTETI/ Policia dhe Garda nuk koordinohen, marrin përpara deputetët e opozitës

Ka nisur menjëherë përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit përpara Kuvendit.

Tensionet kanë nisur sapo qytetarët kanë mbërritur te parlamenti.

Për një moment, ata e kanë çarë kordonin e forcave të rendit.

Ndersa forcat e policisë dhe të Gardës në oborrin e Parlamentit janë shtuar, me ardhjen e protestuesve nga Bashkia dhe zgjerimin e turmës së qytetarëve në Kuvend.

Siç shihet policë me kaska janë bashkuar me ata të Gardës, ndërkohë që një tjetër grup i Gardës është afruar me vrap.

Ndërkohë që ka vazhdimisht shtyrje mes deputetëve dhe efektivëve të Gardës. Një efektiv policie është rrëzuar gjatë përplasjes me deputetët e PD-së pasi keta te fundit jane sulmuar nga efektivet e Policise dhe Gardes, ndaj kunderpergjigja e ligjvenesve ka qene e menjehershme te cilet jane perplasur fizikisht duke ua terhequr mbrojtjeset e xhamit nga duart dhe duke i shtyre.

 

Kujtojmë se protestuesit ishin përpara Bashkisë së Tiranës dhe u zhvendosën tek Kuvendi.