Çfarë po ndodh në Kuvend? Noka tenton t’i vërë zjarrin banderolës, Sula djeg xhaketën, Spiropali ndërpret seancën: Ndjehet erë benzine brenda sallës

Deputetët e PD kanë tentuar t’i vënë flakën banderolës së vendosur në gardhin metalik para Kuvendit, të cilën Flamur Noka e leu me benzinë.

Në pamundësi që materiali i banderolës të ndizej nga zjarri, ka qenë deputeti i PD Dashnor Sula, ai që i vuri zjarrin xhaketës së tij.

Më pas, banderola e vendosur në gardhin metalik është hequr nga Garda e Republikës.

E ndersa Kuvendi nuk gjen qetësi, Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën për 10 minuta. Ajo tha se deputetët e mazhorancës po ankohen se brenda në sallë ndjehet erë benzine.

Kryeparlamentarja kërkoi verifikimin se çfarë përmbajtjeje kishte lënda që hodhi deputetja e PD, Elda Hoti drejt karrigeve të Kuvendit disa minuta më parë.

“Nga deputetët në Kuvendin e Shqipërisë po marr ankesa për shkak të një ere të rëndë që ndjehet si era benzinë. Kërkoj 10 minuta pushim në këtë sallë në mënyrë që të verifikohet se ccfarë ishte lënda që u hodh në Kuvendin e Shqipërisë.

Këtë ankesë e kam nga shumë deputetë. Kjo është e papranueshme. Ju lutem bëni verifikimin e provave. Rikthehemi për 10 minuta”, tha Spiropali.

VIDEO-LIVE NGA KUVENDI