Bushka: Kurrë s’kemi vënë në dyshim vendimet e Kushtetueses! Çështja kërkon qartësi juridike

Për deputeten e Partisë Socialiste Klotilda Bushka rasti i çështjes Xhaçka kërkon qartësi juridike dhe për këtë i janë drejtuar Komisionit të Venecias.

Replika u zhvillua gjatë konferencës së përbashkët me Institucionet e Pavarura të kryetares së Kuvendit lidhur me komisionin e Dezinformimit.

Bushka: Vullneti i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është i palëkundur në kuadër të respektimit të parimeve të shtetit të së drejtës, kuvendi ka bërë dhe bën çdo përpjekje e për të respektuar dhe mos vënë kurrë në dyshim fuqinë detyruese të vendime të Gjykatës Kushtetuese. Por çështje që ngihen shqetësime këtu janë çështje të cilat i përkojnë tërësisht nevojës për qartësi juridike. Nëse i referoheni rastit të fundit Komisioni i Venecias dje ka pranuar kërkesën e kryetares së kuvendit për të sqaruar ato pyetje që në kemi ngritur në lidhje me mënyrën e zbatimit, jo se kemi vënë në dyshim zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.