''Babale''/ Sot vendimi për Salianjin, deputeti mbërrin në Apel, mbështetet edhe nga kolegët e tij demokratë

Në Gjykatën e Apelit sot jepet vendimi për deputetin e PD, Ervin Salianji, ndërsa në mbështetje të tij kanë shkuar edhe kolegë të tij demokratë.

Disa nga deputetet ne mbeshtetje te Salianjit:

Dhurata Cupi
Saimir Korreshi
Bledion Nallbati
Zheni Gjergji
Asllan Dogjani|
Dashnor Sula
Xhelal Mziu
Ferdinand Xhaferri
Luciano Boci
Luan Baci
Gazment Bardhi
Helidon Bushati
Edi Paloka

Vetë deputeti pak dite me pare në një deklaratë për mediat e konsideron procesin si montuar për ta goditur atë politikisht si përfaqësues i opozitës.

Ai tha më tej se nuk ka asnjë provë që e inkriminon atë, ndërsa tha se të gjithë emrat që ai i ka denoncuar i ka të faktuara me dokumente.

“Këtu ka tre personazhe, është gazetari Jetmir Olldashi, Albert Veliu dhe një tjetër, Alfred Alizoti. Avokati nxjerr termin Babale, sepse e kanë babalizuar vendin.

Denoncimi publik i bërë në maj nga ana ime në emër të PD, në orën 11, ka bërë të mundur që po në të njëjtën ditë të shkojë në burg Geron apo Agron Xhafaj i dënuar për trafik narkotikësh. Nuk ka dalë të përgënjeshtrojë që thotë ky nuk është zëri im.

Këtu është një audioregjistrim i bërë nga gazetari. Nuk kemi të bëjmë me një videoje, unë nuk kam njohje me Geron apo Agron Xhafën.

Unë nuk kam njohje me Albert Veliun, nuk kam njohje me Alfred Alizotin në të cilën ka dëshmi dhe përgjimet zyrtare si paguhet nga Ardi Veliu dhe nga Albert Lushi dhe nga një famoz tjetër, që quhet Andon Marko në atë kohë zv.drejtor.

Të gjithë këta personazhe të përfshirë për të montuar politikisht një çështje për të goditur politikisht mua si përfaqësues të opozitës u demontuan”, tha Salianji më 20 shtator.

Debatet: 

Sefa: Paraqitja e vendimin te pushimit nga krimet e renda, vetem tani ne lidhje me kete cceshtje, tregon se vendimi i shkallës së parë është i paligjshëm, dhe nuk duhet qe te merret parasysh

Sefa: nuk mund te administrohet ky vendim si prove e dorezuar nga avokati j viktimes se vepers Penale Geron Xhafa

Braho: nuk mund te administrohet si prove ne kete faze ne te cilen ndodhet procesi

Salianji: te te vijn nje vendim ne kete faze, eshte e paligjshme

Gjykata-Salianjit: Kujdes me etiken

Salianji: E verteta eshte me e kujdesshme se etika

Prokurori: Nuk do te shprehem tani por qendrimin tim do ta jap me shkrim.

Avoakti i Geron Xhafes thekson se e ka sjell ne perputhje me ligjin.

Gjykata terhiqet per vendim te ndermjeten ne lidhje me administrimin ose jo te ketij vendimi.

Debati ka të bëjë me një vendim të gjykatës se posaçme që pushoi hetimet për trafik droge për Geron Xhafajn.

Debati ka të bëjë me një vendim pushimi të hetimeve për trafik droge, por ishte pa emrin e Geron Xhafajt.

Gjykata vendosi ta marrë si provë vendimin i cili u bë pjesë e debatit gjyqësor.

Gjykata tërhiqet për vendim.