Më pak se 8 muaj nga zgjedhjet, Baçi: PD është e bashkuar plotësisht
Deputeti i PD-së, Luan Baçi në një intervistë në Ora News u shpreh se Partia Demokratike është e bashkuar plotësisht.
Baçi: Ka tre vjet që partia Demokratike vetëm goditet dhe këto goditjet përveç dëmit që kanë dashur ti shkaktojnë kanë bërë që PD të jetë në një punë të brendshme të saj duke fuqizuar strukturat, duke bërë lëvizjet e duhura, duke marrë kontakte me qytetarët dhe parë në këtë këndvështrim mendoj se ne kemi qenë gjithmonë në fushatë në këto tre vite dhe në vitin e katërt.
Tashmë ka arritur në një moment që PD vërtet ka krijuar ekipin e vet, sidomos pas marrjes së vulës.
Kujtojmë që në 2023 pa sigël pa flamur pa emrin e kryetarit dhe PD arriti të marrë rreth 600 mijë vota.
Më duhet të them se PD ka arritur të bashkohet dhe është e bashkuar plotësisht.
Unë e kam quajtur PD të bashkuar edhe më shpejt se kjo situatë.
