EMRI/ Të shtëna më armë zjarri në Velipojë, dy të plagosur. Identifikohet njëri prej tyre

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme  në Velipojë, ndërsa raportohet se kanë mbetur të plagosur dy persona.

Burime bëjnë me dije i plagosur ka mbetur shtetasi  Ardis Cafi, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe është duke hetuar incidentin.

Arsyet e plagosjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.