EMRI+VIDEO/ E zuri korenti duke mbledhur fiq në pemë, humb jetën 45-vjeçari në Krujë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen ‘Zim Zenel’ të qytetit të Krujës.

45 vjeçari, Arjan Alushi ( Balla ) ka gjetur vdekjen tragjikisht pasi po hypte në pemë për të mbledhur fiq ka gjetur vdekjen nga korenti i cili kishte elektrizuar pemën.

Kabulli i korentit ishte i zhveshur dhe kishte renë sipër pemës, e për pasojë gjeti vdekjen tragjikisht 45 vjeçari.