FOTO/ Ky është polici që qëlloi me armë 45-vjeçarin në Tiranë, dyshohet se i ngacmoi bashkëshorten

Kjo është fotoja e autorit të dyshuar të plagosjes së Lorenc Kostës te “Komuna e Parisit” në Tiranë, Erion Goxhara.

Efektivi i policisë, i cili ishte jashtë shërbimit ka goditur me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin, ku ky i fundit është dërguar në Spitalin e Traumës.

Dyshohet se Goxhara është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë, ndërsa reagimi ka ardhur edhe nga Policia e Tiranës, e cila ka nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

FOTO/ Ky është polici që qëlloi me armë

Sipas informacioneve paraprake mësohet se arsyeja e sherrit me s dy personave ka qenë ngacmimi i bashkëshortes së policit nga ana e Kostës.