Efektivi qëllon me armë 45-vjeçarin te “Komuna e Parisit” se i ngacmoi gruan, blutë në ndjekje të kolegut (VIDEO)

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armëve në hyrje të rrugës së “Komunës së Parisit”.

I plagosur me pesë plumba në këmbë ka mbetur 45-vjeçari Lorenc Kosta, ndërsa autori është Erion Goxhara, i cili dyshohet të ketë përdorur armën e shërbimit

Efektivi qëllon me armë 45-vjeçarin te “Komuna e

Paraprakisht si shkak është bërë ngacmimi i gruas së efektivit nga Kosta, ndërsa debati ka përfunduar me armë.

45-vjeçari ka marrë ndihmën e parë në  vendin e ngjarjes për tu nisur më pas drejt spitalit për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Autori i ngjarjes është larguar menjëherë me makinë, ndërsa me të nisën bisedimet për tu dorëzuar.

Megjithatë kreu i policisë Tonin Vocaj nga vendngjarja ka deklaruar se efektivi nuk kishte qëllim ta vriste.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15 e 30 në një zonë të banuar dhe me lëvizje.

Efektivi qëllon me armë 45-vjeçarin te “Komuna e