''Kundër gangove me pushtet''/ Vrasja e Egli Progës, nis marshimi i qytetarëve në Sheshin ''Skënderbej''

Ka nisur në Sheshin Skënderbej protestë-marshimi për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në shesh me pankarta në duar, për të protestuar për vrasjen e të riut.

Protestuesit mbanin në duar foton e Egli Progës, por edhe pankarta të ndryshme si “A fshihet e vërteta?”, “Kërkojmë drejtësi”, “Kundër gangove me pushtet” etj.

Mes protestuesve është edhe motra e Egli Progës.

Qytetarët po marshojnë nga Sheshi Skënderbej në drejtim të kryeministrisë.

Kujtojmë se për vrasjen e Progës, reagoi edhe kryeministri Edi Rama dhe funksionarë të lartë të policisë, që thanë se efektivët dhe ambulanca kanë kryer detyrën.

Për rastin, pati dhe përplasje mes Policisë dhe Prokurorisë.