Plagosja tek ''Komuna e Parisit''/ Hajdarmataj: Efektivi nuk ka pasur qëllim ta vrasë, por ta paralajmërojë

Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj në një intervistë në Ora News u shpreh se punojësi i policisë nuk pa pasur qëllim për ta vrarë të plagosurin, por ta paralajmërojë atë, duke iu referuar plagosjes ditën e sotme tek ‘’Komuna e Parisit’’.

Hajdarmataj: Padyshim që është një ngjare e rëndë, aq më tepër kur përfshihet një punonjës policie.

Çka prezupozohet se një efektiv policie duhet të jetë i pari që pavarësisht nga rrethanat, punonjësi i policisë duhet të jetë i pari që të parandalojë çdo vepër penale dhe çdo lloj akti kriminal dhe jo të jetë pjesë e kësaj gjëje.

Pra jemi në një situatë, unë do thoja e paramenduar. Nuk është një konflikt i çastit.

Ajo që unë mendoj është se punonjësi i policisë, pavarësisht nga rrethanat ka qenë i parapërgatitur për të kryer këtë veprim.

Unë mendoj se punonjësi i policisië nuk ka pasur qëllim për ta vrarë të plagosurin por ai thjesht ka dashur ta qëllojë me armë për parlajmërim.

Plagosja tek ''Komuna e Parisit''/ Hajdarmataj: Efektivi nuk