Plagosja në Tiranë, reagon Tonin Vocaj: Autori efektiv jashtë shërbimit, po punohet për kapjen e tij

Policia e Tiranës ka reaguar për plagosjen e sotme te Komuna e Parisit në Tiranë. Sipas policisë së kryeqytetit, shtetasi E.G, që është autori i plagosjes te Komuna e Parisit, dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin Loren Kosta.

E.G mësohet se është efektiv policie. Autori, kur ka ndodhur plagosja, nuk ka qenë në orar pune.

Plagosja në Tiranë, reagon Tonin Vocaj: Autori efektiv jashtë

Ndërkohë, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është shprehur se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta

Vocaj: E ka qëlluar ne pjesën e poshtme, jo me qellim për të vrarë. Po punojmë për lokalizimin dhe arrestimin e autorit, tashme ish punonjës policie. Goxharaj, jashtë orarit te punës. Jemi në kontakt direkt me autorin për vetëdorëzim.

“Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.