Kërcet pushka te “Komuna e Parisit”, një i plagosur në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2024, 14:48
Krisma armësh janë dëgjuar mesditën e sotme në Tiranë. Burime nga policia thanë se, një person ka mbetur i plagosur me armë.
Ngjarja ka ndodhur tek zona që njihet si ‘Komuna e Parisit’.

Deri më tani nuk ka informacione të tjera në lidhje me ngjarjen. I plagosuri është nisur drejt spitalit, ndërsa policia ka nisur hetimet.
