Vëngu vizitë në bazën e Forcave Tokësore në Zall-Herr

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu vizitoi sot bazën e Forcave Tokësore në Zall-Herr ku takoi dhe njohu nga afër djemtë, vajzat dhe drejtuesit e lartë, të cilët u shpreh ai, “janë krenaria jonë kombëtare”.

Vëngu takoi nga afër gratë dhe burrat në uniformë të Forcës Tokësore, të cilët mbajnë peshën kryesore si në operacionet në mbështetje të popullsisë civile brenda vendit, ashtu edhe në misionet ndërkombëtare, në kuadër të NATO-s.

Si struktura pararojë e Forcave tona të Armatosura, Forca Tokësore do të ketë programe modernizimi dhe rritje kapacitetesh, duke vendosur në qendër ushtarakë të mirëtrajnuar, të mirëpajisur dhe të mirëpaguar, thuhet në njoftimin e MM.