SHKODRA “MBRON” QYTETARËT/ Këshilltarët e Bashkisë votojnë kundër rritjes së çmimit të ujit

Në Shkodër këshilltarët e majtë dhe të djathtë janë bërë bashkë duke ngritur kartonin e kuq për të votuar kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm. Ata kërkuan që të ndërhyhet aty ku abuzohet dhe ministria të shlyejë borxhet e ujësjellësit dhe të investojë.

Këshilltarët e Bashkisë në Shkodër, të majtë e të djathtë, kanë hedhur poshtë një propozim për rritjen e çmimit të ujit që qytetarët dhe bizneset.

Në mbledhjen e këshillit bashkiak ata u shprehën se janë kundër që qytetarët të rëndohen më tej ekonomikisht.

Sipas këshilltarëve, qyteti i Shkodrës është në kushte të vështira ekonomike dhe qytetarët nuk e përballojnë këtë rritje.

Ato kërkuan që të ndërhyhet aty ku abuzohet dhe ministria të shlyejë borxhet e ujësjellësit dhe të investojë.

Propozimin për rritjen e tarifave të ujit e bëri pak javë më parë Ujësjellës Kanalizimi Shkodër, por që ky propozim nuk gjeti mbështetjen e asnjë force politike.