Shqipëria zyrtarisht 10 vite më e plakur, INSTAT: Gratë jetojnë më gjatë. Kamza më e populluar se Vlora

Mosha mesatare e popullsisë në Shqipëri rezulton të ketë shkuar 42.5 vite krahasuar me 35.3 të llogaritur në 10 vite më parë. E dhëna ka dalë nga Censusi i prezantuar zyrtarisht nga INSTAT.

Ndërkaq rezulton se janë gratë ato që jetojnë më gjatë.

Kështu nga 364 persona që jetojnë më shumë se një shekull vetëm 63 janë meshkuj. Ndërsa mbi 95 vjecc kanë rezultuar 1370 persona ku 975 janë gra.

Gjithashtu raporti zbulon se 19.7 për qind e popullsisë në vend është mbi 65 vjecc krahasuar me 11 për qind që ishin në vitin 2011

Sa i përket numrit të popullsisë në vend, rezulton se viti 1989 ka pasur shifrat më të larta me 3.2 milionë.

Shqipëria zyrtarisht 10 vite më e plakur, INSTAT: Gratë

Pas rënies së diktaturës dhe nisjes së emigracionit u raportua një rënie për herë të parë në vitin 2001 me 3.1 milionë banorë e më tej me 2 milionë e 800 mijë dhe sot në rreth 2 milionë e katërqind mijë.

Sa i përket etnive, janë deklaruar me etni greke. 23485 persona ndërsa 12375 janë egjiptiane. Po ashtu 7057 kanë kombësinë bullgare.

Megjithatë duket se emigracioni ka boshatisur të gjithë qarqet në vend.

INSTAT raporton se 598 mijë persona banojnë në bashkinë e Tiranës, ndërsa Durrësi mban vendin e dytë me 153 mijë në Durrës.

Elbasani, Fieri e Shkodra kanë thuajse të njëjtën popullsi, nga 102 mijë deri në 115 mijë banorë.

Kamza me 96 mijë banorë ia kalon Vlorës që pavarësisht bregdetit ka vetëm 83 mijë që jetojnë aty. Në rastet ekstreme është Pusteci me 1800 vetë e Libohova me 2700.