FOTO+VIDEO/ Në Durrës, zor se gjen një hapësirë publike të ngulësh çadrën
Sezoni i plazhit ka nisur në vend, por problematikat më të mëdha mbeten mungesa e hapësirave publike si dhe moszbatimi i vendimit të qeverisë nr. 358, e cila përcakton qartë dispozitat që stacionet e plazhit duhet të përmbushin.
SYRI TV ka zhvilluar një vëzhgim në disa plazhe të vendit Në të gjitha rezulton se shkelen hapësirat publike si dhe një sërë rregullash të tjera të përcaktuara qartë me vendim qeverie.
Në zonën e plepave, turistët, por dhe banorë të zonës, shprehen që një ditë më parë Policia bashkiake i ka ngritur me forcë, çadrat e tyre duke i dhënë hapësirë, shezlloneve të privatit.
Zonat publike mungojnë totalisht. Këtë fakt e dëshmojnë edhe pushuesit.
“Ju e shihni edhe vetë këtu që hapësira publike nuk ka më. Dikur ka pasur, por sot është e pamundur të gjesh”, shprehet një qytetar.
Një tjetër thotë se ka një jetë që vjen në këtë zonë, por tani është e pamundur të gjesh vend.

