Kuvendi do hetojë mikrokreditë, Komisioni i ekonomisë diskuton rishikimin e licensave

Diskutimi për raportin e bankës së Shqipërisë risolli dhe një herë në vëmendje të deputetëve abuzimin nga kompanitë e mikrokreditit.

Opozita në komisionin e ekonomisë kërkoi ngritjen e një structure të posaçme për të hetuar ngjarjen.

‘’I referohem institucioneve financiare jo banka.

Ne besoj kemi nevojë si parlament të ndërmarrim një nismë e cila mund të bëhet me një komision të veçantë, e cila mund të bëhet me një analizë të këtij komisioni për të analizuar të gjitha bazën ligjore që sot ekziston’’, tha Tabaku.

Nuk munguan shembujt për abuzimet e kryera.

‘’Kanë marrë shumë më tepër se sa vlera e detyrimit.

Se ti marrësh tjetrit një shtëpi, 135 mijë euro për një borxh vetëm 20 milionë lek, natyrisht që nuk është 5%.

Mazhoranca nga ana tjeter  kërkoi një studim të plotë për të arritur në rishikimin e kritereve të licensimit.

Pas hetimit të SPAK u ngritën akuzë ndaj 9 personave 4 prej të cilëve në arrest.

Përmes dy shoqërive dyshohet se përfitimi i tyre shkoi deri në 9 milionë euro.