Shtrëngohet dora për kreditë: Përmbaruesi nuk do shqetësojë familjarët e huamarrësit
Skandali mikrokredive nuk ndali ankesat nga kliente. Në 100 raste pranë bankës së Shqipërisë janë paraqitur në kohë të shkurtër pretendime për abuzime me huatë që kanë marrë apo paqartësi për pagesat
Për të rregulluar tregun e shitjes së kredive institucioni qendror financiar në vend do të paraqesë ndryshimet në ligj.
Një ndër pikat që do të jetë në dokumentin i cili do të zyrtarizohet në shtator është ndalimi I dhënies së huasë për klientët ne moshë të re, duke rritur dyshemenë 18 vjeç si dhe të personave me probleme te shëndetit mendor.
Gjithashtu do të ketë një liste konkrete te kufizimeve për marrjen e huave.
Pjese e rregullimit pritet te jete është shërbimi i përmbaruesit, duke përfshirë këtu mënyrën sesi ata duhet te sillet me kredimarrësit.
Një nga shqetësimet ka qenë kontaktimi I rrethit familjar të kredimarrësit për pagesat, çka shihet si shkelje. Ndaj me ndryshimet kjo do të jetë e ndaluar duke u konsideruar edhe si shkelje e privatësisë.
Nevoja për rishikimin e legjislacionit erdhi pa zbulimit të skandalit te dy kompanive mikrokredit Albania dhe final.
Subjektet pasi blinin kreditë e këqija, mbivendosnin tarifat për klientët duke u marrë përmes përmbarimit shumë herë më tepër se detyrime.
