Kushtetuesja ''rrëzon'' qeverinë për taksimin e profesioneve të lira, Çepani: Fitore e gjithë atyre që reaguan
Juristja dhe aktivistja, Edlira Çepani në një intervistë në Ora News u shpreh se rrëzimi i vendimit të qeverisë nga Gjykata Kushtetuese për taksimin e profesioneve të lira është një fitore e gjithë personave që reaguan.
Çepani: Patjetër që është një fitore e të gjithë atyre personave që reaguan, e të gjithë atyre profesionistëvë të lirë të cilët nuk heshtën ndaj kësaj shkeljeje.
Ishte një vërtetim i asaj që kishim thënë prej muajsh që vendimet nuk mund të merren nga darka në mëngjes pas asnjë konsultim dhe pas asnjë lloj llogaritje se si do të bëhet.
Në vend që profesionëst e lirë të ishin të fokusuar dhe të punësuar tek puna e tyre, kanë muaj me radhë që merren me një çështje që në fakt ne e dinim të gjithë që ishte një çështje e cila nuk duhej të ekzistone fare.
Nëse ne kemi një situatë ku duhet të rriten taksat, ky është një vendim që nuk mund të merret brenda natës.
