10 DITË OFERTË EPIKE/ Në Shkodër u hap showroomi i 14 i kompanisë “Billa”, lideri për pllaka, parketet, hidrosanitaret dhe mobiliet

“Billa” investon në kryeqendrën e veriut, në Shkodër, duke hapur ekspozitën më të madhe në veri të vendit.

Qershori i këtij viti shënon hapjen e showroomit të 14-të për distributorin më të madh në vend për pllaka, parkete, hidro-sanitare dhe mobilie.

Hapja e kësaj ekspozite ofron jo vetëm mundësi të reja punësimi në zonë, por edhe lehtësi e mundësi zgjedhje shumë herë më të lartë për të gjithë klientët në veri të vendit.

Për 10 ditë, nga data 27 Qershor – 06 Korrik, të gjitha produktet do te jenë me çmime të pakonkurrueshme, në të gjitha showroom-et “Billa”.

Viti 2024 vazhdon të jetë një tjetër vit i suksesshëm për kompaninë. Me degët e saj në Spanjë dhe Belgjikë, kompania ka zgjeruar me sukses kanalin e shitjeve në të gjithë Evropën dhe Ballkanin.

Gjithashtu, ka bërë hapa të rëndësishëm në tregun global, duke treguar një angazhim të fortë për rritjen strategjike dhe prani ndërkombëtare.