Sezoni turistik, kufizohet në fundjavë lëvizja për kamionët e mallrave Shqipëri-Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2024, 10:05
Mjetet e transportit të mallrave do të jenë më të kufizuara për të lëvizur gjatë fundjavës drejt Kosovës dhe anasjelltas.
Udhëzimi i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës për kufizimin e lëvizjes gjatë fundjavës ka ndryshuar. Nëse të shtunën lejohej lëvizja e kamionëve nga ora 12:00 deri në orën 16:00, tani nuk do të lejohet në asnjë orë të ditës.
Konkretisht, të premten ndalohet lëvizja nga gjatë fashës orare 15:00-24:00. Të shtunën dhe të dielën, duke filluar nga ora 07:00 deri në orën 24:00. Udhëzimi i ri hyn në fuqi nga kjo fundjavë.

