PS - PD, BASHKË KUNDËR KOSOVËS/ Deputetët shqiptarë përballen në fushën e futbollit. LISTA

Socialistët dhe demokratët në parlament kanë formuar një ekip të përbashkët futbolli dhe do të përballen pasditen e së dielës në 90 minuta lojë me deputetët e Kosovës. Nga Bledi Çuçi tek Gazment Bardhi në cilësinë e kryetarëve të grupit ekipi pritet të dëshmojë aftësinë e tyre në fushën e futbollit përballë kolegëve të Kosovës.

Pas një viti të tensionuar me përplasje, akuza dhe debate të ashpra përpara se të shkojnë në pushime verore partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të bëjnë një ekip të përbashkët.

Ekipi nuk do të jetë për politikë, por për futboll.

Pasditen e së dielës deputetët e kuvendit të Shqipërisë do të përballen në fushën e Blertë me deputetët e Kuvendit të Kosovës në një ndeshje 90 minutëshe.

Socialistët dhe demokratët kanë bërë gati ekipin, jo vetëm ata që do të zbresin në fushë që në minutën e parë, por edhe zëvendësuesit.

 

PS - PD, BASHKË KUNDËR KOSOVËS/ Deputetët shqiptarë
Lista e deputetëve të Shqipërisë që do luajnë kundër kolegëve të Kosovës

 

Ndeshja do të luhet në orën 19:00 në stadiumin e Futbollit “Kampin Nacional të FFK-së”, në Hajvali, Prishtinë, ndërsa ajo do të transmetohet drejtpërdrejtë në televizionin publik të Kosovës.

Përpara ndeshjes në orën 14:00  Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, do të shtrojë drekë për nder te delegacionit.

Ekipit të deputetëve shqiptarë që do të nisen nga Tirana u është vënë në dispozicion edhe një autobus që do t’i transportojë nga Tirana në Prishtinë dhe anasjelltas.