Myzyraj: Vendi ynë ka përjetuar goditje tek siguria e gazetarëve dhe tek liria e medias

Isa Myzyraj, Gazetar i Ora News njëherësh Kryetar i Asociacionit të gazetarëve Shqiptarë ishte i ftuar në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai ku foli për kërcënimet e gazetarëve  dhe se si lindi idea për të hapur një organizatë në mbrojte të tyre.

Në fajalën e tij Myzyraj tha se: “Vitet e findit Shqipëria ka përjetuar një goditje të madhe qoftë tek siguria e gazetarëve qoftë tek liria e medias dhe se vendi ynë renditet në vendin e  99  nga  180 vende  në nivel global sa i përket lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve”.