EMRI/ Ktheu kancelarinë e tij në qendër të falsifikimit të dokumentave, Apeli lë në fuqi masën e sigurisë për ekspertin e IT-së

Ktheu kancelarinë e tij në qendër të falsifikimit të dokumentave, Apeli lë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”  për ekspertin e IT-së, Zheni Loli.

Loli, punonjës në Gjykatën e Rrethi Gjyqësor Korçë u arrestua më 18 maj nga Prokuroria e Tiranës.

Zheni Loli, duke shfrytëzuar postin e tij si IT në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë me aftësi të mira kompjuterike, ka hapur një kancelari të tijën ku falsifikonte dokumente me qëllim jo vetëm kalimin e personave drejt BE-së, por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike.