Punëtorët e nëntokës protestë para Kuvendi, kërkojnë statusin e minatorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2024, 15:00
Punëtorët e nëntokës dolën sërish në protestë para parlamentit.
Teksa deputetet hynin ne sallën e seancave plenare minatorë dhe ish minatorë bënë thirrje për miratimin e statusit të posaçëm.
E cilësuan nevojë jetike për ta dhe familjet.
Folën për gjendje të rëndë ekonomike të tyre dhe rrezik në pune.
Nëse do të kishin status në rast aksidentesh apo sëmundjesh, familja apo minatori do të merrnin mbështetje financiare.
Statusi i Minatorit, është premtim i hershëm, por që deri më tani nuk është plotësuar.
Minierat mbeten ndër sektorët me riskun më të lartë të aksidenteve.
